Ballina Bota

BRUKSEL – BEI ndan 5 miliardë euro për prodhuesit e energjisë së erës

BRUKSEL, 18 dhjetor /ATSH-AA/ Bordi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) miratoi iniciativën në vlerën 5 miliardë euro për të mbështetur kompanitë e prodhimit të pajisjeve të energjisë së erës në Evropë, njoftoi banka.

Financimi është pjesë e kontributit të BEI-it në Paketën Evropiane të Energjisë së Erës dhe është projektuar për të përshpejtuar më tej objektivin neto zero të BE-së duke nxitur inovacionin industrial.

Bordi ra dakord gjithashtu për 20,4 miliardë euro financime të reja për energjinë, transportin, biznesin, arsimin, ujin dhe investimet e zhvillimit rajonal në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën.

Vendimi vjen pas angazhimit të Bankës së BE-së për të siguruar një financim shtesë prej 45 miliardë eurosh për të mbështetur planin REPowerEU, i themeluar për të përshpejtuar dekarbonizimin e ekonomisë evropiane dhe për të mbështetur prodhimet më të fundit në teknologjitë strategjike neto zero.

“Kjo përfshin miratimin e financimit të ri për rindërtimin e rrugëve dhe urave në Ukrainë dhe përmirësimin e rrugëve të transportit hekurudhor drejt Ukrainës dhe Moldavisë”, thuhet në deklaratë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMete: Ekonomia performon pozitivisht, të ardhurat rritje me 63.48 miliardë lekë
Artikulli tjetërBrad Pitt mbush 60 vjeç … gjithnjë e më i pëlqyer