Ballina Flash

Abigeila Voshtina, kryetare jurie në një konkurs për këngëtarë lirikë, në Itali

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina realizoi një vizitë në Lecce të Italisë, si presidente e jurisë në konkursin për këngëtarë lirikë, që mban emrin e arbëreshit të madh, Tito Schipa.

Voshtina, në emër të TKOB-së, ishte krahas emrave të rëndësishëm të muzikës dhe artit italian të tillë si, sopranoja Amarilli Nizza, tenori i mirënjohur Salvatore Cordella, si dhe drejtori artistik i Teatrit të Lecce-s, Maurillo Manca dhe drejtori i përgjithshëm, Giandomenico Vaccari.

Përgjatë tri ditëve, në këtë konkurs të ndarë në tri faza, morën pjesë 22 këngëtarë nga anë e mbanë botës.

“Qëllimi ynë, është që edicioni i radhës i këtij konkursi të mbahet në Shqipëri, për të ndërkombëtarizuar TKOB-në, duke sjellë një mal me mundësi për artistët e rinj, dhe jo vetëm, si dhe për të sjellë një traditë të konsoliduar të një konkursi me standarde të larta evropiane, për këngëtarët lirikë”, shkruhet në faqen online të Teatrit të Operas e Baletit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Vlerësimet më të larta nga Brukseli për skuadrën kombëtare të negociatave
Artikulli tjetërFOKUS – Kina e irrituar nga shitja e armëve amerikane Tajvanit