Ballina Aktualitet

Shqipëria merr presidencën e BSEC-ut

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Takimi i 47-të i ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkëpunimit Ekonomit të Detit të Zi zhvilloi punimet sot në Stamboll.

Në këtë takim, Shqipëria u përfaqësua nga një delegacion i kryesuar nga zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besart Kadia.

Ai vlerësoi arritjet e kryesisë turke të BSEC-ut, si dhe shprehu edhe një herë gatishmërinë dhe përkushtimin e palës shqiptare për të mbajtur presidencën e radhës të kësaj nisme rajonale për një periudhë 6-mujore duke filluar nga janari i vitit të ri.

Në këtë kontekst, zv/ministri Kadia risolli përsëri në vëmendje arritjet konkrete të Shqipërisë në kuadër të presidencave të tjera si e Këshillit të Sigurimit, Procesit të Berlinit etj.

Në fund të takimit pala turke dhe njëkohësisht kryesia aktuale e BSEC-ut, dorëzoi këtë presidencë duke ia kaluar palës shqiptare.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakERE: Çmimi i energjisë për HEC-et e vogla në 2024-ën, 10 lekë/kWh
Artikulli tjetërSejko: Rritja ekonomike në 3.5%, politika monetare kontribut në uljen e inflacionit