Ballina Flash

Ndahen çmimet e Festivalit Teatror “Hapat”

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Festivali Teatror “Hapat” zhvilloi mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve. Ky festival pati mbështetjen e Ministrisë së Kulturës si dhe bashkëpunimin me Universitetin e Arteve, duke shënuar finalizimin e Fondi të Teatrit Për të Rinj.

“Në një atmosferë rinore, plot energji dhe pasion ndamë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çmimet e edicionit II të Festivalit të Teatrit për të Rinj”, u shpreh ministrja e Kulturës, Margariti. Pas një pune krijuese, pasi kanë mbledhur duartrokitje në skena të ndryshme teatrore nëpër Shqipëri, më të mirët për vitin 2023 janë:

Shfaqja më e mirë: “Ikja”

Regjia më e mirë: Ina Morinaj

Aktori më i mirë: Refael Hoxhaj

Aktorja më e mirë: Asiana Koka

Koreografia më e mirë: Semela Skënderasi/Zoi Tollumi

Skenografia më e mirë: Dorian Kodra

Kostumografia më e mirë: Redina Qose

Muzika më e mirë: Rafael Marinaj

Në mbrëmjen gala ishin në cilësinë e të ftuarit special artistët StrinGirls, URBAN Band dhe Bledi Polena.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Kuleba: Nëse BE-ja nuk është e hapur për anëtarësimin, do të jetë një gabim i madh
Artikulli tjetërKosova marrëveshje me BE për programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat”