Ballina Bota

BERLIN – Pistorius: Dërgesat e armëve në Ukrainë duhet të përshpejtohen

BERLIN, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius pranoi vonesat në dërgesat e armëve në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë theksoi se armatimet do të rriten sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Aktualisht kemi problemin, të njohur për të gjithë, se industria e mbrojtjes nuk mund të përballojë kërkesën që ekziston në disa sektorë”, theksoi Pistorius.

”Industria e mbrojtjes po rrit aftësitë e saj kudo që është e mundur. Është çështje shpejtësie, nuk mund të kesh ndikim të pakufizuar në shpejtësi”, shtoi ai.

”Duhet kohë për të ngritur një fabrikë dhe për të grumbulluar furnizimet e nevojshme të municioneve dhe eksplozivëve dhe për të qenë në gjendje që të prodhohen shpejt”, theksoi Pistorius.

Ai përmendi si shembull prodhimin e municionit të tankeve ”Gepard”, të cilin Gjermania duhej ta ”ringjallte”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Yellen: Pa ndihmën tonë, SHBA është përgjegjëse për humbjen e Kievit
Artikulli tjetërKoçiu: Ndërhyrje e suksesshme e vështirësisë së lartë në Spitalin Memorial Fier