Ballina Bota

FINANCË – Vlera e Bitcoin shkon mbi 41 mijë dollarë

UASHINGTON, 4 dhjetor /ATSH-AA/ – Bitcoin shënoi rritje të vlerës së saj duke arritur në mbi 41 mijë dollarë për herë të parë në 20 muaj sot me shpresën se fondet e me të cilat tregtohet në bursë (ETF) do të marrin miratimin.

Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë regjistroi një rritje ditore prej 5,65 për qind duke arritur deri në 41.688 dollarë në orën 05:30 GMT, që shënon nivelin e saj më të lartë që nga prilli 2022.

Vlera totale e tregut të kriptove shënoi rritje për 3,77 për qind në baza ditore në 1,54 trilion dollarë, sipas të dhënave nga faqja e internetit e përcjelljes së çmimeve të aseteve digjitale, CoinMarketCap.

Kjo u mbështet edhe nga të dhënat që tregonin për ngadalësimin e inflacionit në ShBA, duke nxitur pritshmëritë se Fed i ka dhënë fund rritjes së normave të interesit.

Rritja javore e çmimit të Bitcoin tejkaloi 11 për qind që nga e hëna.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) pritet të miratojë ETF-të për investime në Bitcoin, gjë që po rrisë interesin e investitorëve profesionistë për kriptomonedhën.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Gjermani 2024”, Duka flet për shortin në Itali: Tentojmë gjithçka
Artikulli tjetërTEL AVIV – Izraeli: “Arrow 3” do t’i dorëzohet Gjermanisë, pavarësisht luftës në Gaza