Ballina Bota

RUSI – Putin rrit numrin e ushtarëve me 170 mijë njësi

MOSKE, 3 dhjetor /ATSH-AA/ -Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin rriti të premten numrin e ushtarëve në forcat ruse me rreth 170 mijë, duke e çuar numrin e personelit ushtarak në më shumë se 2.2 milionë,

“Putini nënshkroi një dekret për rritjen e personelit të Forcave të Armatosura Ruse në 2.209.130, përfshirë 1.320.000 ushtarë”, njoftoi Kremlini.

Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit të vendimit. Sipas dekretit të Putinit, i cili hyri në fuqi më 1 janar, ushtria kishte 2.039.758 personel, përfshirë 1.150.628 ushtarë.

Krahasuar me rregulloren e mëparshme, numri i ushtarëve është rritur me 169.372.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se pavarësisht rritjes së numrit të ushtarëve, nuk ka plan për rritje të ndjeshme të mobilizimit.

Numri i trupave thuhet se është rritur për shkak të kërcënimeve në rritje të lidhura me “operacionin special ushtarak” në Ukrainë dhe zgjerimin e NATO-s.

Rritja e Forcave të Armatosura shihet si një reagim ndaj aktiviteteve të NATO-s.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistrja Koçiu: Rreth 165 mijë persona mbështeten në vit nga programi i aftësisë së kufizuar
Artikulli tjetër“Kosova s’mund të ketë paqe derisa gratë çdo ditë përjetojnë gjendje lufte”