TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Kreu i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se opozita ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme 31 çështje për hetim.
Në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se SPAK-u merr vetëm atë program që i cakton kryeministri Rama.
“Kemi dërguar 31 çështje në SKAP, që të gjitha seksioni politik i PS në prokurori i arkivon dhe as që i hap fare. Kemi dërguar 31 çështje, që të gjitha me dokumenta dhe me substancë, por SKAP-i merr programin që i thotë Edi Rama”, u shpreh ai.
Ai theksoi se “është SKAP-i ai që zgjodhi rrugën e politizimit ekstrem, sepse përbëhet nga grupe të strukturuara kriminale, siç përbëhet qeveria”.
/r.e/























