Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 23 nëntor 2023

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare. Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era intensive dhe relativisht problematike dhe fiton shpejtësi deri në 12-16m/sek.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/18 Diell re
Kukës 4/10 Diell re
Lezhë 11/18 Diell re
Dibër 5/14 Diell re
Durrës 9/22 Diell re
Tiranë 11/22 Diell re
Elbasan 8/24 Diell re
Berat 10/24 Diell re
Vlorë 10/23 Diell re
Korçë 4/12 Diell re
Gjirokastër 6/22 Diell re
Sarandë 10/24 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Qëndrimi ulur mbi 10 orë rrit rrezikun e demencës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/11/2023