Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/11/2023

NJU DELHI (Indi) – Samiti virtual i shteteve të G20-ës, i organizuar nga India.

HOLANDË – Zgjedhjet legjislative.

LONDËR (MB) – Ministri i Financave, Jeremy Hunt prezanton para parlamentit buxhetin dhe parashikimet e reja ekonomike.

MINSK (Bjellorusi) – Takimi i ministrave të Jashtëm dhe Mbrojtjes dhe kryetarëve të Këshillave të Sigurimit të shteteve anëtare të CSTO.

ATHINË (Greqi) – Parlamenti debaton për përmbytjet e shtatorit.

PARIS (Francë) – Kinema – Premiera mbarëbotërore e “Napoleon” nga Ridley Scott.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Papa Françesku takon të afërmit e pengjeve të Hamasit si dhe palestinezë.

PARIS (Francë) – Shitja e një dorëshkrimi nga Antoine de Saint-Exupéry.

SARAJEVE (Bosnje-Hercegovinë) – Fillon gjyqi i liderit politik serb të Bosnjës, Milorad Dodik, i akuzuar për refuzimin e autoritetit të Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar.

PRAGË (Republika Çeke) – Samiti i presidentëve çek, hungarez, polak dhe sllovak.

BERLIN (Gjermani) – Takimi dhe konferenca për shtyp e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.

DALLAS (SHBA) – 60-vjetori i vrasjes së presidentit amerikan John F. Kennedy.

OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Gaza./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 22 nëntor 2023
Artikulli tjetërFOKUS – Izraeli pranon marrëveshjen e pengjeve dhe armëpushimin e përkohshëm