Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 22 nëntor 2023

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug.

Vranësirat e dendura në zonën e veriperëndimit dhe lokalisht jug do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar lokalisht dhe në periudha afatshkurtra deri të lartë.

Reshjet në këto zona do të jenë në periudha afatshkurtra problematike në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Në qendër reshjet të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era intensive dhe relativisht problematike dhe fiton shpejtësi deri në 15-20m/sek.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/17 Re shi
Kukës 7/12 Diell re shi
Lezhë 9/18 Re shi
Dibër 5/13 Diell re shi
Durrës 11/21 Diell re shi
Tiranë 12/21 Diell re shi
Elbasan 8/23 Diell re shi
Berat 9/23 Diell re shi
Vlorë 11/22 Diell re shi
Korçë 6/12 Diell re shi
Gjirokastër 5/17 Diell re shi
Sarandë 14/17 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama me ambasadorët e Ligës Arabe dhe Izraelit: Ndërkombëtarët të ndërhyjnë për një të ardhme për Gazën pa Hamasin dhe trupat izraelite
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/11/2023