Ballina Flash

Peshëngritje, Ertjan Kofsha shpallet kampion bote për të rinj

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Peshëngritësi Ertjan Kofsha u shpall sot kampion bote për të rinj.

Në kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në Guadalahara të Meksikës, Shqipëria u përfaqësua nga Ertjan Kofsha, i cili fitoi medaljen e artë, duke konfirmuar edhe një herë potencialin e tij, njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Kofsha fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 159 kg dhe u rendit i katërti në botë në total në dygarësh me plot 345 kg.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – ACEA: Tregu evropian i automjeteve rritet me 14.6 për qind
Artikulli tjetërFOKUS – Vendet e BRICS bëjnë thirrje për armëpushim të përhershëm në luftën e Gazës