MUMBAI, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ – Vendet e BRICS, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm humanitar në luftën e Gazës.
”Destabilizimi i mëtejshëm dhe përshkallëzimi i dhunës duhet të parandalohet”, theksoi grupi në një deklaratë pas një takimi virtual të jashtëzakonshëm.
Ai theksoi ”nevojën për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe përfaqësues të Arabisë Saudite, Argjentinës, Egjiptit, Etiopisë, Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat do të bëhen anëtarë të grupit BRICS në vitin 2024, morën gjithashtu pjesë në video-telefonatë.
Në deklaratën e tyre, shtetet e BRICS dënojnë në mënyrë të barabartë aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë, si dhe sulmet ndaj infrastrukturës civile. /os/











