TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Të rinjtë në Fushë-Arrëz kanë tashmë një qendër të re shumëfunksionale.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë bëri të ditur sot se, në këtë qendër do të ofrohen gjithashtu edhe shërbime sociale për grupet e margjinalizuara.
Rikonstruksioni i Qendrës u krye nga bashkia Fushë-Arrëz si pjesë e projektit “Njësia e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve”, financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet skemës së granteve të EU4Municipalities.
/r.e/






















