TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Shqipëria përballet nesër në Air Albania me Ishujt Faroe.
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho iu përgjigj gazetarëve në konferencën për shtyp, përpara takimit përmbyllës të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Ishujve Faroe të hënën në “Air Albania”, në Tiranë.
Në fjalën e tij, Sylvinho tha se “ndeshja me Moldavinë ishte e vështirë dhe se nesër kanë objektivin e dytë, që të ruajnë kryesimin e grupit E”.
Sipas tij, pavarësisht nivelit të rivalit dhe sigurimit të Europianit, lojtarët duhet të jenë të fokusuar për të marrë 3 pikët.
“Dua të falenderoj të gjithë njerëzit në Shqipëri, është një ëndërr. Që kur u kthyem kemi menduar për ndeshjen me Ishujt Faroen, kanë lojtarë të gjatë dhe që mbrohen mirë. Ne kemi edhe objektivin tjetër që është vendi i parë në grup, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe më pas të presim një pozitë më të mirë për shortin e dy dhjetorit. Është një ndeshje e vështirë, por jemi në kushte shumë të mira dhe ta mbyllur me fitore këtë fushatë”, u shpreh ai.
Sylvinho tha se , “ndeshja me Moldavinë ishte një ndeshje fizike dhe shumë e lodhshme psikologjiksht. Ishte e vështirë ta bënim gjumin rehat para asaj ndeshjes, por lojtarët e menaxhuan shumë mirë, avash avash. 10 minutat e fundit ishin shumë të vështira, ta ulim ritmin nuk duhet ta bëjmë kurrë. Nuk e njoh fjalën relaks, duhet të kënaqim tifozët. I kemi fituar ndeshjet në shtëpi. Do të shoh gjendjen e lojtarëve në stërvitjen e fundit dhe kështu do ta kem më të qartë panoramën”.
Tifozët, vijoiai, vijnë të festojnë, ne jemi në punë. Sa i përket ndryshimeve është pak e vështirë, djemtë vijnë vetëm pas një stërvitje rikuperuese, nuk ka pasur shumë kohë. Duhet të hedhim në fushë një skuadër më të freskët dhe do të ketë ndonjë ndryshim.
“Nesër kemi një finale për vendin e parë dhe më pas do të mendojmë. Sa i takon lojtarëve si Broja dhe Kumbulla, ata janë të dëmtuar, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Do të shohim, është një punë e vështirë për trajnerin, por edhe e bukur sepse do të përzgjidhen më të mirët. Ndihem shqiptar në zemër, kjo është diçka e bukur. Ia dolëm që për herë të dytë të jemi në finalet e Europianit. Ëndërr që realizohet dh ender për mua që jam këtu”, deklaroi ai.






















