Ballina Flash

Nikolla viziton Panairin e 26-të të Librit në Tiranë

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vizitoi Panairin e 26-të të Librit në Tiranë.

Panairi i Librit “Tirana 2023”, u çel në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet më 15 nëntor, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese. Nën moton “Libri na bashkon të gjithëve”, panairi u hap me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Panairi i librit përgjatë 5 ditëve ka mbledhur bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, të cilët  njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.

Gjatë ditëve të panairit kanë qenë të pranishëm shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova, por edhe të huaj.

Festa e librit tashmë është kthyer në traditë ku dashamirësit e librit frekuentojnë ambientet e Pallatit të Kongreseve. Për të gjithë lexuesit e rregullt, ky panair është një nga eventet më të rëndësishëm dhe një nga ngjarjet më të mëdha për gamën e madhe të shtëpive botuese dhe për numrin e madh të titujve.

Panairi i Librit “Tirana 2023” do të qëndrojë i hapur deri më 19 nëntor për vizitorët në Pallatin e Kongreseve.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Franca ofron konsulta me mjekë në stacionet hekurudhore ​
Artikulli tjetërTakimi në Bruksel për kapitullin “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural”, Denaj: Përparim në përafrimin e kuadrit ligjor