Ballina Bota

BERLIN – Steinmeier pret në takim Erdoganin

BERLIN, 17 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u prit sot në një takim nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në rezidencën e tij zyrtare “Bellevue Palace”, Berlin.

Steinmeier dhe Erdogan u përshëndetën me njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh, pas së cilës presidenti turk nënshkroi librin e të ftuarve të pallatit.

Vizita e parë e Erdoganit në Gjermani pas tre vjetësh është planifikuar të jetë shumë e shkurtër.

Erdogan ka planifikuar të kthehet në Turqi sot në mbrëmje pas darkës me kancelarin Olaf Scholz.

Erdogan dhe Scholz pritet t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi.

Vizita e liderit turk u prit me protesta në Berlin, ndërsa u vendosën rreth 2 800 oficerë policie për sigurinë në vend. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim drejt integrimit evropian
Artikulli tjetërHasani-Grossi: ANEA, mbështetje të vazhdueshme për Shqipërinë