TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ – Personat që përdorin ilaçe me pseudoefedrinë për të lehtësuar simptomat e ftohjes rrezikojnë të preken nga goditja në tru dhe ataku në zemër, paralajmëroi Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (ANSM), sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”.
Ilaçet, të cilave i referohet paralajmërimi i agjencisë, të ashtuquajtura vazokonstriktorë, përdoren për të zhbllokuar hundën.
Më popullorja? Actifed, Dolirhume, Nurofen Rhume, Humex ose Rhinadvil.
Sa janë shitur? Vitin e kaluar në Francë u blenë tre milionë kuti.
Drejtori i agjencisë franceze rekomandoi përdorimin e solucioneve të përshtatshme pastruese si, tretësirë të kripur, ujë termal ose ujë deti dhe konsumimin e mjaftueshëm të ujit. //a.i/






















