Ballina Flash

Sony prezanton konzolën kompakte PS5 Slim

tokio, 11 nentor /ATSH-AA/ – Kompania Sony ka paraqitur një model të ri të konzolës PlayStation 5 (PS5) në Japoni, i cili është fizikisht më i vogël dhe ka një kapacitet më të lartë memorie.

Dyqanet në Japoni kanë filluar shitjen e konzolave të reja PS5 Slim, tha Sony Interactive Entertainment.

Modeli pa disk kushton 395 dollarë dhe modeli i pajisur me disk ultra HD Blu-Ray është i disponueshëm për 442 dollarë.

Modeli i ri është afërsisht 30 për qind më i vogël se dizajni fillestar i lançuar në nëntor 2020 dhe kapaciteti i tij i memories është rritur në 1 terabajt.

Krahasuar me modelet e para, pesha është ulur me 18 për qind për modelin PS5 Slim të pajisur me disk dhe 24 për qind për modelin pa disk.

Kompania japoneze, e cila planifikon të ndalojë shitjet e modeleve të vjetra pasi stoqet aktuale po shterohen, do të fillojë shitjet jashtë vendit të PS5 Slim më vonë këtë muaj.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Nga Durrësi nisim sot aksionin, marshin e fitores
Artikulli tjetërBegaj mesazh ngushëllimi: Tragjike humbja e Raphael Dwamena