TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për rezultatet e arritura nga Operacioni Kombëtar i Policisë së Shtetit “Tempulli”.
Balla u shpreh se, ky operacion shënon deri më tani 440 të arrestuar/të proceduar.
Ministri i Brendshëm nënvizoi se, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” janë goditur 3 raste të tjera të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në Vlorë dhe në Kukës, si dhe është kapur dhe ndaluar në Tiranë, një shtetas i dënuar me burgim, për krime në fushën e narkotikëve.
Për këto 3 raste, Policia sekuestroi mbi 500 doza të lëndës narkotike cannabis sativa, mjete për përgatitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, theksoi Balla.
/r.e/












