Ballina Flash

Pr/buxheti 2024, 2.2 miliardë lekë për bonusin e bebes

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Qeveria shqiptare do të vijojë edhe në 2024 mbështetjen për  programin e bonusit të bebes.

Në projektbuxhetin e vitit 2024 për bonusin e bebes është parashikuar një fond prej 2.2 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.

Programi i bonusit të bebes ka hyrë në fuqi prej datës 1 janar të vitit 2019.
Ky program për 5 vitet e fundit ka ofruar mbështetje për pothuajse 200 mijë familje, që kanë sjellë në jetë familjet e tyre,

Konkretisht janë 38 mijë bonuse të shpërndara në vitin 2019, 36 mijë në 2020, 44 mijë në vitin 2021, 43 mijë në 2023 dhe rreth 29 mijë bonuse në 6 muajt e parë të 2023.

Sipas ndryshimeve në ligjin për asistencën sociale të miratuara në tetor të këtij viti, bonusi i bebes do të përfitohet vetëm nga familjet që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri.

Qëllimi i politikës së shpërndarjes së bonusit të bebes është që të mbështesë familjet të cilat jetojnë dhe kontribuojnë në Republikën e Shqipërisë, duke i dhënë atyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve.

Me anë të bonusit të bebes mbështeten familjet shqiptare në masën 40 000 lekë për lindjen e foshnjës së parë; në masën 80 000 lekë për lindjen e foshnjës së dytë; në masën 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë dhe kështu me radhë të foshnjave të tjera në vijim.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJava e Kulturës Hungareze bën bashkë pikturën, shahun e muzikën
Artikulli tjetërMETEO – ”Ciaran” shkakton vdekjen e 10 personave