Ballina Flash

Riparohet kisha e “Shën Dëllisë” në Bual të Përmetit

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ DRTK Gjirokastër përfundoi ndërhyrjen emergjente në Kishën e “Shën Dëllisë”, në fshatin Bual të Përmetit. Kisha është shpallur Monument Kulture, Kategoria I, në vitin 1973.

Ajo është kishë njënefshe me çati druri.

Specialistët e DRTK Gjirokastër ndërhynë në një pjesë të çatisë që ishte në rrezik shembje si dhe realizuan përforcime të brendehme të çatisë. Gjithashtu u krye mbulimi me rasa guri i pjesëve të dëmtuara të çatisë.

Kisha e “Shën Dëllisë” përbëhet nga naosi drejtëkëndësh i gjatë në drejtim Lindje-Perëndim, narteksi thuajse kuadratik në Perëndim të tij dhe një hajat i hapur me pilastra kuadratike në anën Jugore. Narteksi dhe Hajati janë shtuar për herë të parë gjatë rindërtimit të kishës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – A ka rëndësi mosha e kapitenit?
Artikulli tjetërKurti raporton sot në Kuvend për takimin në Bruksel