Ballina Flash

Prefekti Jole ndan çmimet për nxënësit me arritjet më të mira në Lojërat Olimpike “Rroke sportin”

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës po zhvillohen Lojërat Olimpike “Rroke sportin” 2023.

Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, ndau një pjesë të çmimeve për nxënësit që garuan dhe patën rezultatet më të mira.

“Përgëzime dhe vlerësim jo vetëm për organizatorët, por edhe për të gjithë pedagogët, mësuesit e angazhuar e padyshim për nxënësit pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Rroke sportin”, që pasurojnë aktivitetet jashtëshkollore të të rinjve dhe ushqejnë traditën e spikatur të Korçës e gjithë rajonit tonë për sportin”, është shprehur prefekti Jole.

Kjo është veprimtaria më masive e organizuar ndonjëherë nga Universiteti “Fan S. Noli”, me pjesëmarrjen e rreth 30 shkollave të qarkut dhe më shumë se 1000 nxënësve.

Aktiviteti sportiv zhvillohet në formatin e Lojërave Olimpike në disiplinat:

  • Atletikë 100 m, 400 m, kërcim së gjati (femra, meshkuj)
  • Basketboll (femra, meshkuj)
  • Volejboll (femra, meshkuj)
  • Futsall (meshkuj)
  • Tenis (femra, meshkuj)
  • Shah (femra, meshkuj)

Lojërat Olimpike “Rroke sportin” 2023 u organizuan nga Shoqata Sportive Studentore e Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës nën kujdesin e zëvendësrektorit Artur Adili, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Prefekturën dhe Këshillin e Qarkut.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPranga 65-vjeçarit për prodhim të paligjshëm të ushqimeve, sekuestrohen 15 000 etiketa të falsifikuara
Artikulli tjetërKuvend, miratohen projektligjet mes tymit dhe karrigeve të përmbysura nga deputetët e opozitës