Ballina Aktualitet

Kuvendi nis seancën plenare

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nisi seancën plenare të Kuvendit me leximin e rendit të ditës, ndërsa vijojnë përplasjet e deputetëve të opozitës të cilët kërkojnë të bllokojnë punimet pasi sipas tyre, iu janë shkelur të drejtat kushtetuese si ligjvënës.

Nikolla theksoi se në kushtet e kësaj situate nuk mund të zhvillohet interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Salla e Kuvendit vijon të jetë me karriket e kthyera mbrapsht nga deputetët e opozitës ndërkohë që deputetët po marrin fjalën sipas rendit të ditës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet sopranoja shqiptare Tefta Tashko Koço
Artikulli tjetërBraçe: Dhuna në Kuvend, për shkak të halleve të Berishës me drejtësinë