Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 31 tetor 2023

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit gradual të një fronti të ftohtë atmosferik.

Moti parashikohet fillimisht me diell e vranësira në shtim deri të dendura. Duke nisur nga orët e mesditës shtim vranësirash deri të dendura në një pjesë të madhe të vendit. Prej orëve të mesditës deri në orët e mbrëmjes vonë në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.                             

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësi 15-23m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 Diell re shi
Kukës 8/24 Diell re shi
Lezhë 11/24 Diell re shi
Dibër 8/24 Diell re shi
Durrës 13/27 Diell re shi
Tiranë 15/28 Diell re shi
Elbasan 14/29 Diell re shi
Berat 13/29 Diell re shi
Vlorë 15/27 Diell re shi
Korçë 5/23 Diell re shi
Gjirokastër 6/25 Diell re shi
Sarandë 14/25 Diell re shi

 

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMessi fiton “Topin e Artë” për herë të tetë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/10/2023