Ballina Bota

Messi fiton “Topin e Artë” për herë të tetë

TIRANË, 30 tetor /ATSH/- Lionel Messi është edhe zyrtarisht fitues i “Topit të Artë”. Në ceremoninë e zhvilluar në Paris, ylli argjentinas fitoi për herë të tetë trofeun prestigjioz, duke thelluar rekordin e tij të jashtëzakonshëm.

Messi kaloi finalistët e tjerë, De Brujn, Mbape dhe Haland.

Ai bëhet gjithashtu i pari fitues në histori që nuk luan në Europë, pas transferimit te tij te Inter Majemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

36-vjeçari udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë së Kupës së Botës në dhjetor, për herë të parë që nga viti 1986.

Ceremonia e “Topit të Artë” 2023 u zhvillua sot në “Theatre du Chatelet” në Paris, Francë.//a.i/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden urdhëron kompanitë e IA-së të ndajnë të dhënat e sigurisë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e martë, 31 tetor 2023