Ballina Ekonomi

Leku humb terren ndaj valutave

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku u nënçmua në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.80 lekë dhe këmbehet me 100.12 lekë, ndërsa euroja fitoi terren me 0.10 lekë dhe këmbehet me 105.81 lekë.

Franga zvicerane këmbehet me 111.75 lekë, ose 0.54 lekë më shumë se ditën e martë.

Ndërsa paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti në kuotën 121.32 lekë, duke shënuar një rënie me 0.25 lekë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 100.12 +0.80
Euro EUR 105.81 +0.10
Poundi Britanik GBP 121.32 -0.25
Franga Zvicerane CHF 111.75 +0.54
Jeni Japonez (100) JPY 66.78 +0.42
Dollari Australian AUD 63.42 +0.26
Dollari Kanadez CAD 72.68 +0.13
Korona Suedeze SEK 8.96 -0.07
Korona Norvegjeze NOK 8.93 -0.01
Korona Daneze DKK 14.18 +0.02
SDR SDR 131.56 +1.20
Ari (OZ 1) XAU 197253.71 +2,144.40
Argjendi (OZ 1) XAG 2277.44 +9.07
Juani Kinez (onshore) CNY 13.68 +0.09
Juani Kinez (offshore) CNH 13.67 +0.10
Lira Turke TRY 3.58 +0.04

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkil Gjakova arrin në finale të Grand Slam Abu Dhabi
Artikulli tjetërDuka takon Konjufcën, diskutime për zhvillimin e futbollit