Ballina Flash

Hetimet e sulmit në Banjskë, ​bastisje në disa lokacione në veri të Kosovës

PRISHTINË, 25 tetor/ATSH/ Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e sotëm bastisje në disa lokacione në veri të Mitrovicës. E gjithë kjo lidhet me hetimet që po vazhdojnë për sulmin terrorist që u krye në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Veton Elshani, u.d. të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, i tha KosovaPress-it që bastisjen po vazhdojnë dhe deri më tani nuk ka të arrestuar. Ai nuk dha informata nëse deri më tani ka armë të konfiskuara. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet vendimi, Kumbaro: Anëtarësim në organizatën “Bashkimi Ndërkombëtar i Konservimit të Natyrës”
Artikulli tjetërPeleshi: Trupat shqiptare në Letoni, pjesëmarrës në garën Baltic Warrior