Ballina Bota

RUSI – Telegram: Putin pëson arrest kardiak

MOSKË, 23 tetor /ATSH/ – Kanali i telegramit “General Svr” që i atribuohet ish-gjeneralëve rusë të shërbimit të huaj sekret pretendon se Putin ka pësuar një arrest kardiak mbrëmë pak minuta pas orës 21:00 (me orën lokale), në rezidencën e tij private, sipas ilmessaggero.it.

Lajmi i raportuar nga gazeta britanike ”Daily Express”, flet se rreth darkës dy agjentë të sigurisë nxituan menjëherë pasi dëgjuan një zhurmë që vinte nga dhoma e gjumit.

Ata e gjetën Putinin “të rrëzuar në dysheme” dhe menjëherë thirrën për ndihmë të pranishmit në rezidencë.

”Mjekët më pas e ngritën Putinin në këmbë, pasi kishin diagnostikuar një arrest kardiak”, shkruhet në postimin e rifreskuar nga tabloidi.

Presidenti do të shtrohej më vonë në dhomat e rezidencës të pajisura për urgjenca mjekësore dhe kujdes intensiv./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Von der Leyen: Zgjedhjet evropiane të 2024 ndër më të rëndësishmet në historinë e BE-së
Artikulli tjetërFUTBOLL – Nis java e tretë e Ligës së Kampionëve