Ballina Flash

Rama: Ura e vjetër e Bunës, dashni më vete

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Ura e vjetër e Bunës

“Ura e vjetër e Bunës, dashni më vete”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Në hyrje të qytetit të Shkodrës, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, po punohet për molin e ri me një platformë lundruese, e përshtatshme për lidhjen e varkave.

Moli i ri do të pasurojë ofertën turistike të Shkodrës.

Ndërtimi i tij sjell për herë të parë një mundësi të re lundrimi, duke pasuruar ofertën turistike e duke nxitur biznesin në zonë.

Moli do të ketë përmasat 60 me 20 metra dhe një platformë lundruese 59 me 4 metra, që është shumë i përshtatshëm për varkat e lidhura.

Infrastruktura e ndërtuar nga projekti i moleve në Shkodër është një hap në drejtimin e duhur drejt një liqeni të mbushur me varka, tragete e kanoe, gjithmonë në respekt të vlerave unike mjedisore të liqenit.

Ndërtimi i tre moleve në Shkodër si dhe ndërlidhja kufitare me lundrim dhe rrugë me fshatrat në breg të liqenit në Malin e Zi do t’i hapë një perspektivë krejt tjetër turizmit në këtë zonë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale, SPAK zbardh vendimin e masave ndaj Malltezit e Berishës
Artikulli tjetër​Kurti: Vepra dhe emri i Luan Mulliqit jehon gjithandej