Ballina Flash

Parashikimi i motit, 22 tetor 2023

TIRANË, 22 tetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e një situate pasfrontale me masa ajrore të lagështa dhe origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë përgjatë ultësirës perëndimore. Më pas, parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura.

Në momentin e vranësirave të dendura, do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në zonën e veriut reshjet parashikohen edhe në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/25 Diell re shi
Kukës 17/24 Diell re shi
Lezhë 16/24 Diell re shi
Dibër 9/24 Diell re shi
Durrës 16/26 Diell re shi
Tiranë 22/27 Diell re shi
Elbasan 14/28 Diell re shi
Berat 20/28 Diell re shi
Vlorë 22/27 Diell re shi
Korçë 12/22 Diell re shi
Gjirokastër 12/25 Diell re shi
Sarandë 18/26 Diell re shi

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Rama urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të lëshojnë një urdhër në kundërshtimi me Kushtetutën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/10/2023