Ballina Flash

Kupa e Shqipërisë, luhen 14 ndeshjet e raundit të parë

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar sot 14 ndeshjet e raundit të parë.

Për fazën e 1/32 më tej kanë kaluar skuadra si Dinamo, Korabi, Bylis, Kastrioti apo edhe Skënderbeu.

Korçarët janë kualifikuar pa zbritur në fushë, kjo pasi miqtë nga Delvina nuk kanë udhëtuar drejt Korçës për shkak të kostove të larta. Kështu djemtë e Gvozdenovic kalojnë më tej pa luajtur.

Bylisi nuk ka surprizuar, duke fituar 4-1 me Murlanin. Dinamo siguroi suksesin 3-0 kundër Ilirisë në Arbanë, me gola të Dennison me dopietë dhe Markut. Tomori kaloi 1-0 Shënkollin falë golit të Beçkës.

Dramë për Besën, që vetëm në fund fitoi 3-2 kundër Sopotit. Apolonia nuk fali dhe mundi 4-0 Naftëtarin. Lushnja fitoi 3-0 me Labërinë.

Rezultatet (skuadrat fituese kalojnë më tej):

Skënderbeu 3-0 Delvina (korçarët kanë marrë fitoren në tavolinë)

Bylis 4-1 Murlani (36′, 45’+3 (P), 48′ Oulare, 47′ Hodo/ 66′ Lekaj)

Kastrioti 3-2 Shkumbini (45′ Gjinaj, 53′, 78′ Diamanti/ 30′ Nexha, 67′ Sejdini)

Dinamo 3-0 Iliria (51′, 53′ Denison, 83′ Marku)

Tomori 1-0 Shënkolli (81′ Beçka)

Korabi 4-0 Devolli (18′ Marku, 40′, 42′ Nuri, 45’+1′ Kryemadhi)

Apolonia 4-0 Naftëtari (7′ Mezini (og), 18′ 22′ Umejiego)

Luzi 3-2 Butrinti (24′ Çuçka, 28′ Hoxha/ 64′ Mërkuri, 77′ Culli)

Besa 3-2 Sopoti (31′ Shehu, 38′ Ajazi, 81′ Xhabraimi/ 8′, 17′ Goçi)

Lushnja 3-0 Labëria (55′, 73′ Preknicaj, 85′ Gega)

Burreli 1-1 Valbona (57′ Muriel/ 11′ Mziu)

Oriku 2-0 Pogradeci (45’Bunkhoev, 68′ Ovusu)

Turbina 4-0 Veleçiku (17′ Gjoka, 23′ Stafa (og), 62′ Karaj. 88′ Hysa)

Tërbuni 2-4 Vora (48′ Filipi, 77′ Tabaku/ 22′ Fejzulla, 23′, 45′ Tafa)

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGCHA: Shqipëria në krye të listës për cilësinë e ajrit në Evropë
Artikulli tjetërKoçiu: Ndërhyrje e suksesshme me laparoskopi në Spitalin Rajonal të Peshkopisë