Ballina Aktualitet

Hasani mirëpret në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit i cili zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë jashtë BE-së do të bëjë bashkë sot në Tiranë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj: Procesi i Berlinit në Tiranë, ngjarje historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit
Artikulli tjetërBeci: Shkodra përfiton rreth 50 milionë lekë për ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore