BERLIN, 16 tetor /ATSH/ – Alarm antisemit në Gjermani.
Ylli i Davidit është shfaqur në disa dyer ndërtesash në Berlin, sipas ”Il Messaggero”.
Ai është simboli ekuivalent i “Juden hier” (”Këtu banojnë hebrenj”) me të cilin nazistët tregonin shtëpitë hebreje.
Pamjet shqetësuese po bëjnë xhiron e internetit.
”Shtëpitë e hebrenjve po shënohen me Yjet e Davidit. Kështu nis gjithmonë”, lexohet në postimet e publikuara në rrjetet sociale.
”Banorët në Berlin kanë filluar të shënojnë shtëpitë ku jetojnë hebrenjtë”, thotë një tjetër.
”Shërbimi sekret gjerman konfirmoi të enjten se ka 450 operativë aktivë të Hamasit në vend”, raportoi ”Jerusalem Post”.
Duke folur në Bundestag, Scholz premtoi ”zero tolerancë” ndaj antisemitizmit dhe u bëri thirrje organeve gjermane të rendit të shpallin fajtor këdo që e praktikon atë dhe me të gjitha mjetet që ofron shteti.
Dhe këto mjete përfshijnë ndalimin e shoqatave dhe aktiviteteve.
”Ministria e Brendshme do të ndalojë aktivitetet e Hamasit në Gjermani”, tha Scholz./ a.jor.






















