Ballina Bota

BRUKSEL – BE trefishon ndihmat humanitare për Gazën

BRUKSEL, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot pasdite një trefishim të ndihmës humanitare të BE-së, në 75 milionë euro, për popullsinë e Rripit të Gazës, ku Izraeli po kryen bombardime intensive në përgjigje të sulmit të Hamasit.

“Komisioni do të rrisë menjëherë paketën aktuale të ndihmës humanitare për Gazën me 50 milionë euro”, tha zyrtarja e lartë gjermane, pasi foli me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

”Kjo do ta çojë totalin në më shumë se 75 milionë euro”, shtoi ajo./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGAZA – 2 215 viktima, përfshirë 724 fëmijë dhe 458 gra
Artikulli tjetërPritshmëritë nga Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Më shumë mbështetje financiare, qasje në hapësirën e tregut të unifikuar