Ballina Bota

BM – Mbreti Charles III dënon sulmet e Hamasit si “akte barbare”

LONDËR, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe është i tmerruar dhe dënon aktet barbare të terrorizmit në Izrael, tha “Buckingham Palace”.

Charles thuhet se është jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën dhe ka kërkuar që të informohet në mënyrë aktive pas sulmeve të Hamasit.

Një zëdhënës i Pallatit tha se mendimet dhe lutjet e monarkut ishin me të gjithë ata që vuajnë, veçanërisht ata që kishin humbur të dashurit.

Izraeli është zotuar për një hakmarrje të paprecedentë kundër grupit militant palestinez Hamas, pasi luftëtarët e tij sulmuan përmes gardhit kufitar të shtunën dhe qëlluan qindra izraelitë në shtëpitë e tyre, në rrugë dhe në një festival muzikor në natyrë.

Qeveria izraelite ka nisur një kundërpërgjigje të madhe të sulmeve ajrore në Gaza dhe ka ndaluar furnizimet e ushqimit, ujit, karburantit dhe ilaçeve në territor.

Konflikti ka shkaktuar vdekjen e të paktën 2 100 personave nga të dyja palët, me frikën se mund të përshkallëzohet më tej.

Charles, si Princi i Uellsit, kreu vizitën e tij të parë zyrtare në Izrael dhe Territoret Palestineze në vitin 2020. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO 2024, Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Çekinë
Artikulli tjetërFOKUS – Izraeli verior në gatishmëri të plotë pas raportimit të infiltrimit të dyshuar nga Libani