Ballina Bota

SIRI – Të paktën 89 të vdekur pas sulmit me dron

DAMASK, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Numri i të vdekurve nga një sulm me dron në një ceremoni diplomimi në një akademi ushtarake në Sirinë qendrore është rritur në të paktën 89, duke përfshirë 31 gra dhe pesë fëmijë, tha dje në mbrëmje ministri i Shëndetësisë i Sirisë, Hassan Al-Ghobash.

“Numri i të plagosurve është rritur në 277”, shtoi ai.

Deri më tani, qeveria siriane nuk ka dhënë një numër zyrtar përfundimtar të viktimave si rezultat i sulmit me dron.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Britaninë e Madhe, i cili ka dokumentuar dhunën në Siri që nga kryengritja në 2011, tha se më shumë se 120 persona kishin vdekur.

Si hakmarrje, qeveria siriane u përgjigj me bombardime të forta në zonat në Idlib dhe fshatrat perëndimore të Alepos, të cilat janë ende nën kontrollin e rebelëve.

Sipas Helmetave të Bardha, ekipet e shpëtimit që punojnë vetëm në zonat rebele, bombardimet e qeverisë siriane rezultuan në të paktën 14 civilë të vrarë dhe 62 të plagosur. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Tempulli” në Mat, në pranga 2 shtetas për shitje të narkotikëve afër shkollave
Artikulli tjetërSejko në Kosovë: Zgjerim i bashkëpunimit financiar mes dy vendeve