Ballina Aktualitet

Nikolla: Shqipëria kundër terrorizmit, për mbrojtjen e paqes

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dënoi sot sulmin terrorist të Hamas kundër Izraelit.

“Kuvendi i Shqipërisë dënon ashpërsisht sulmin terrorist të Hamas kundër Izraelit dhe është në krah të popullit izraelit në këto momente të vështira”, u shpreh Nikolla.

“Lutjet, mendimet dhe mbështetja jonë shkon për viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre në Izrael”, theksoi kryeparlamentarja.

“Shqipëria do të vijojë të jetë në krah të partnerëve strategjikë, ShBA dhe BE, në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë dhe të paqes.”, shkroi Nikolla në reagimin e saj.

Ushtria izraelite ka shpallur gjendjen e luftës pas sulmeve masive sot në mëngjes ndaj Izraelit nga Rripi palestinez i Gazës.

Organizata militante Hamas nisi sulmet me qindra raketa dhe me infiltrimin e luftëtarëve të armatosur nga Rripi i Gazës në Izrael. Izraeli është kundërpërgjigjur dhe ka bombarduar Gazën.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Të paktën 100 të vdekur pas sulmeve në shkallë të gjerë
Artikulli tjetërSHBA – Këshilli i Sigurisë Kombëtare dënon sulmet e Hamasit