Ballina Aktualitet

Begaj: Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi sot, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ndaj sulmit terrorist ndaj Izraelit.

Në reagimin e tij, Presidenti Begaj dënoi fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit.

“Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”, theksoi Begaj.

“Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Ushtria izraelite ka shpallur gjendjen e luftës pas sulmeve masive sot në mëngjes ndaj Izraelit nga Rripi palestinez i Gazës.

Organizata militante Hamas nisi sulmet me qindra raketa dhe me infiltrimin e luftëtarëve të armatosur nga Rripi i Gazës në Izrael. Izraeli është kundërpërgjigjur dhe ka bombarduar Gazën.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja: Drejtoria e Burgjeve, solidaritet ndaj grave dhe vajzave që luftojnë kundër kancerit të gjirit
Artikulli tjetër​Kurti: Dua sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën