TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës janë disa projektligje dhe projektvendime. Kështu, sipas rendit të ditës të miratuar Kuvendi i nis diskutimet me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë” për të vijuar me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për asistencën sociale”.
Në rendin e ditës janë edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së financimit me KE në lidhje me programin vjetor kombëtar për Shqipërinë për vitin 2020 në kuadër të instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit, IPA II.
Po ashtu, në rend dite janë disa ndyshime në nënkomisionin për zhvillim të qëndrueshëm si dhe në vendimin për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e sekretariateve të Kuvendit.
Pikë tjetër është projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave Personale në
Bazat e të Dhënave Shtetërore”, si dhe projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Kontratat Publike në Sektorin e Shëndetësisë”.
/r.e/























