Ballina Flash

​Sveçla publikon dokumentin për lidhjen e grupit terrorist me shtetin e Serbisë

PRISHTINË, 27 shtator/ATSH/ Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar në rrjete sociale një dokument të ushtrisë serbe që është gjetur gjatë kontrollit në vendin ku u sulmua të dielën Policia e Kosovës nga një grup terroristësh, në Banjskë të Zveçanit.

Ministri Sveçla thekson se, ky dokument vërteton edhe më shumë lidhjen mes sulmuesve të armatosur dhe shtetit të Serbisë.

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës. Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit”, shkruan Sveçla.

Ai më tej ka shkruar se: “atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERZH: Performanca jashtëzakonisht e fortë e turizmit mbështet rritjen ekonomike të Shqipërisë
Artikulli tjetërSHBA – Kalifornia bëhet shteti i parë amerikan që takson shitjen e armëve