Ballina Ekonomi

Monedhat e huaja fitojnë pikë ndaj lekut

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.72 lekë dhe këmbehet me 100.93 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 106.50 lekëve, ose 0.28 lekë më shumë se të martën.

Me 0.37 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 122.53 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.19 lekë dhe këmbehet me 110.09 lekë.

Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 100.93 +0.72
Euro EUR 106.50 +0.28
Poundi Britanik GBP 122.53 +0.37
Franga Zvicerane CHF 110.09 +0.19
Jeni Japonez (100) JPY 67.68 +0.38
Dollari Australian AUD 64.32 +0.07
Dollari Kanadez CAD 74.60 +0.28
Korona Suedeze SEK 9.17 +0.07
Korona Norvegjeze NOK 9.35 +0.06
Korona Daneze DKK 14.29 +0.04
SDR SDR 132.56 +0.72
Ari (OZ 1) XAU 191258.85 -407.90
Argjendi (OZ 1) XAG 2297.93 -12.91
Juani Kinez (onshore) CNY 13.80 +0.09
Juani Kinez (offshore) CNH 13.79 +0.08
Lira Turke TRY 3.70 +0.02

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Tajani: Shqipërinë e presim në BE para 2030-s
Artikulli tjetërCaka: Me taksën e infrastrukturës arsimore duhet të ishin ndërtuar mbi 40 shkolla të reja