Ballina Ekonomi

Deda: AKU, platformë bashkërendimi për sigurinë ushqimore

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Platforma e bashkërendimit me autoritet e linjës për sigurinë ushqimore synon të rrisë angazhimin dhe ndërgjegjësimin e strukturave në të gjitha nivelet për rritjen e sigurisë ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Përfaqësuesit e institucioneve të linjës zhvilluan takimin mbi platformën e Bashkërendimit të Sigurisë Ushqimore, ku morën pjesë zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, bashkë me kryetarët e bashkive dhe drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda, drejtorin e AKVMB, Rolandi Meçe dhe prefekten e qarkut Shkodër  Majlinda Angoni.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe drejtorët e Policisë së Qarkut, Policisë kufitare dhe Tatimeve, ku u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e strukturave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe ndërtimin e programeve të përbashkëta ndërgjegjësimi për fermerët, operatorët e biznesit ushqimor dhe peshkatarët.

Gjithashtu në takim u shtruan çështje të rëndësishme për fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si formalizimi, projektet e ujitje-kullimit, menaxhimin i tokës, aksesi në tregjet bujqësore dhe markatat e peshkut, shëndeti i bimëve dhe i kafshëve, etj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Procesi i Berlinit, i maturuar mjaftueshëm për të na dhënë fryte
Artikulli tjetër​Abazoviç pas sulmit në veri të Kosovës: Tragjedi, të provohet pajtimi