Ballina Bota

VARSHAVE- Duda: Polonia do të krijojë korridore për tranzitin e grurit të Ukrainës

VARSHAVE, 24 shtator /ATSH-DPA/ – Polonia ka përgatitur korridoret transitore përmes të cilave Ukraina mund të eksportojë grurin e saj në vendet që kanë nevojë për të, deklaroi presidenti i Polonisë Andrzej Duda.

“Ne po përpiqemi të ndihmojmë Ukrainën dhe vendet që kanë nevojë. Unë besoj se qeveria polake mori vendimin e duhur për të ruajtur ndalimin e shitjes së grurit ukrainas në tregun polak”, theksoi Duda.

”Falë punës së fermerëve tanë ne jemi të vetë-mjaftueshëm”, shtoi ai. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVon Cramon: Sulm i papranueshëm, të dorëzohen të armatosurit në manastir
Artikulli tjetërPremiera e filmit “Kaymak” e regjisorit Milcho Manchevski, Veliaj: Tirana gumëzhin nga turistët e aktivitetet e kulturës