Ballina Flash

Lajçak pas takimit me Osmanin: Bisedë e detajuar dhe e dobishme

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit që pati të enjten me presidenten Vjosa Osmani, në Nju Jork.

Lajçak ka shkruar në “X” se me Osmanin patën një bisedë të detajuar dhe të dobishme.

Ai theksoi se kanë rënë dakord që të vazhdojnë diskutimin.

“Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, mbi gjendjen e dialogut dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar ai në “X”.  /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMedia hungareze, “Coloré”: Shqipëria atraksion i papërsëritshëm edhe në vjeshtë
Artikulli tjetërUEFA dënon incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni, FSHF apel për tifozët