Ballina Aktualitet

Kuvendi sot në seancë plenare

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku pritet të diskutohen një sërë projektligjesh të rëndësishme.

Kështu, Kuvendi do të diskutojë fillimisht  projektligjin “Për fondet e pensionit privat”.

Më pas do të diskutohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë””.

Kuvendi gjithashtu pritet të diskutojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit””.

Po ashtu sot do të diskutohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese””, të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.

Kuvendi gjithashtu pritet të votojë sot 3 anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjeneralbrigade Ferdinant Dimo merr zyrtarisht komandimin e Forcës Ajrore
Artikulli tjetërAsgjësohen 82 bimë cannabis sativa në Tiranë, në pranga 1 person