TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durësit, Emiriana Sako zhvilloi një takim me një delegacion nga bashkia e Stambollit.
Në delegacion bënin pjesë zv/sekretarja e përgjithshme e bashkisë së Stambollit, Zeynep Neyza Akcabay, Sekretari i Përhershëm i Rrjetit B40, Barbaros Buyuksagnak dhe drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në bashkinë Stamboll, Fahri Murat Tuncay.
Sako bëri të ditur se “me miqtë nga Turqia bashkëbiseduam në lidhje me konferencën e B40 që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë”.
“Po kështu biseduam rreth bashkëpunimit midis qyteteve tona dhe forcimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen me të gjitha qytetet që bëjnë pjesë në këtë rrjet”, tha Sako.
/k.s/r.e/






















