Ballina Ekonomi

Rama: Në 6 javë mbledhim të dhënat e të gjithë shqiptarëve

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Censi i Popullsisë dhe banesave 2023, do të nisë zyrtarisht pas pak ditësh, përmes INSTAT, si një aktivitet tërësisht teknik që do të sigurojë një panoramë të gjendjes aktuale të popullsisë së Shqipërisë, ku përfshihen aspektet sociale, ekonomike, lëvizjet demografike dhe shumë të dhëna të tjera, të cilat do të na tregojnë qartësisht si dhe ku jetojnë qytetarët e Shqipërisë në 2023.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në konferencën hapëse të këtij procesi ku deklaroi se, “në vetëm 6 javë do të mbledhim derë më derë të dhënat e gjithë shqiptarëve për të identifikuar sa qytetarë jetojnë realisht këtu, dhe sa është numri i pasurive të tyre të patundshme”,

“Sot besoj se janë pjekur kushtet që duhet të nisim një proces me kaq rëndësi dhe ta bëjmë sipas standardeve europiane”, tha Rama.

“Është një ushtrim i vështirë sepse duhet trokitur derë më derë për të mbledhur sipas planit të bërë nga Instituti i Statistikave në 6 javë të gjitha të dhënat, të cilat janë një nevojë absolute për shumë arsye. Dhe pikë së pari për të identifikuar realisht, konkretisht sa shqiptarë, sa qytetarë të këtij vendi jetojnë në këtë vend sot. Dhe po ashtu sa është numri i pasurive të tyre të patundshme”, përfundoi Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDogji shinat e linjës hekurudhore, arrestohet një 58 vjeçar në Lushnjë
Artikulli tjetërSiguria ushqimore, AKU: 1807 inspektime dhe 64 masa paralajmëruese