Ballina Flash

Volejboll, triumfojnë “Tirana” për meshkuj e “Skënderbeu” për vajza

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Klubi i Volejbollit “Tirana” për meshkujt ka triumfuar në finale e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë, arritën të ishin fitues me rezultatin 3-0 përballë “Erzenit” në sfidën e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farka Volley”.

Ndërkohë, pak para finales së meshkujve u zhvillua dhe finalja Kupës së Shqipërisë e volejbollit për vajza, ku “Skënderbeu” triumfoi përballë “Partizanit” me rezultatin 3-1. Këto rezultate janë një nisje e mirë e sezonit për meshkujt e “Tiranës” në volejboll dhe vajzat e “Skënderbeut”, që kandidohen për të qenë protagonistë në sezonin e ri të volejbollit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE i ofron ndihmë Libisë pas përmbytjeve shkatërruese
Artikulli tjetërBalla: Rrjet civil vullnetar për monitorimin e perimetrit të sigurisë në shkolla