Ballina Flash

​Publikohet axhenda e takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel

PRISHTINË, 12 shtator/ATSH/ Përfaqësuesi i Lartë dhe zëvendëspresidenti Josep Borrell të enjten do të presë një takim të nivelit të lartë që zhvillohet në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas një komunikate të zyrës së BE-së, përfaqësuesi i Lartë dhe përfaqësuesi special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

“Takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale. Do të ketë një deklaratë për mediet nga Përfaqësuesja e Lartë në përfundim të takimeve në godinën e EEAS. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në Evropë nga satellite”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria e inputeve bujqësore, AKU: Dy gjoba me vlerë 70 mijë lekë
Artikulli tjetërKontrollet evidentojnë raste të mjeteve me fëmijë nën 12 vjeç pa sisteme fiksimi